Kompania “Devolli Group”, gjatë ditëve të fundit të këtij viti, i ka gëzuar rreth 400 fëmije me dhurata për këtë fund vit. Fëmijët që iu gëzuan dhuratave, ishin kryesisht ata me Sindrom Down, fëmijët e“Fshatit Sos”, fëmijët me aftësi të kufizuara, nëpër qendrat më të mëdha të Kosovës, si dhe Shtëpinë e Pleqve në Prishitnë.
Produktet që përmbanin dhuratat ishin kryesisht nga kompania “Devolli Group” e ku shpërndarjen e dhuratave e kanë bërë në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë.
Devolli Group përpos që është kompani me një gamë të gjerë të produkteve të qumështit dhe lëngjeve për çdo familje kosovare, dëshmon rolin e vet në shoqëri edhe si një kompani me përgjegjësi sociale.
Gjatë gjithë vitit ndërmerren aktivitete të ndryshme të kësaj natyre por aktivitetet e fundvitit zënë një vend të veçantë sepse në këtë kohë ne arrijmë të gëzojmë fëmijët, që janë lumturi e çdo shoqërie.
“Si çdo fundvit tjetër edhe këtë herë ne si Devolli Group kemi marrë iniciativë që ti vizitojmë fëmijët e SOS fshatrave, shoqatën “Down Syndrome Kosova” në të gjitha qytetet ku ajo ka qendrat e saj si dhe qendrën Hendikos dhe qendrën Pema.
Dëshira jonë e vetme ka qenë që ti japim një çast gëzimi secilit fëmijë që takojmë dhe ti urojmë një vit të ri sa më të lumtur.” thotë Visar Lajqi, drejtor gjeneral i Devolli Group i cili thekson se traditën e njëjtë do ta ndjekin edhe në vitet në vazhdim.
Gjatë këtij viti që po lëmë pas kompania Devolli Group i është adaptuar situatë pandemike dhe ka ndihmuar familjet në nevojë në të gjithë Kosovën me gjëra esenciale dhe ushqimore. Kjo në bashkëpunim me Odën Ekonomike dhe me Klubin e prodhuesve vendorë.
Në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 ndër shumë shërbyes civil, ishin dhe janë stafi mjekësor ata të cilët po punojnë pa pushim për të trajtuar dhe ndihmuar të gjithë ata pacientë të cilët kërkojnë shërim në reparte të ndryshme.
Klinika e infektivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është ajo e cila po punon pa ndërprerë për t’i ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19, ndërsa Devolli Group i ndihmoj kësaj klinike me produktet e saj që sadopak t’ua lehtësojnë ditët.
Për pacientët e shtrirë aty, Devolli Group ka dërguar produktet e saj si lëngje tango plus, jogurt Vita dhe qumësht Vita si dhe ujë Akull.
Për fund Devolli Group sot do i gëzoj edhe të moshuarit në shtëpinë e pleqve në Prishtinë të cilët sot festojnë darkën e fundvitit.
Devolli Group falënderon të gjithë konsumatorë për besnikërinë e treguar ndër vite dhe ju uron vitin e ri 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë