LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 18° fair_day

Dështoi sërish seanca për buxhetin në Gjilan, Hyseni: Situata është alarmante

Dështoi sërish seanca për buxhetin në Gjilan, Hyseni: Situata është alarmante

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.   

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.


Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, në një konferencë për media theksoi se po provojnë që ta aprovojnë buxhetin për komunën e Gjilanit për vitin 2025.

Opozita e bojkoton seancën urgjente të Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni paralajmëron sërish krizë për pagat
Lexo po ashtu Opozita e bojkoton seancën urgjente të Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni paralajmëron sërish krizë për pagat

“Jemi në një situatë alarmante, kanë mbetur edhe pak kohë që përfundimisht punëtorët të mbesin pa paga. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje opozitës që të reflektojnë dhe të sjellin kërkesat e tyre që t’i implementojnë në buxhet”, ka thënë Hyseni, duke theksuar se janë të gatshëm t’i pranojnë kërkesat e tyre.

Ai thekson se mosvotimi i buxhetit nga ana e opozitarëve është i pakuptimt dhe i padrejtë për qytetarët e Gjilanit.

Ndryshe, kryetari Hyseni ka bërë thirrje sërish për një seancë urgjente nesër me fillim nga ora 09:00. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori