LAJMI I FUNDIT:

Dështimi tjetër i BE-së: 0.7 për qind të popullsisë evropiane, mban peng gjysmë miliardë qytetarë

Dështimi tjetër i BE-së: 0.7 për qind të popullsisë evropiane, mban peng gjysmë miliardë qytetarë

Valonia bllokon marrëveshjen tregtare BE-Kanada dhe turpëron BE-në. Valonët janë kryekëput kundër globalizimit dhe marrëveshjeve për tregtinë e lirë.

Një pjesë e jashtëzakonshme teatri politik: një rajon që përfaqëson vetëm 0.7 për qind të popullsisë evropiane, mban peng gjysmë miliardë qytetarë të tjerë të BE-së.

Në ditën e parë të samitit në Bruksel kryeministri i Valonisë, Paul Magnette, tha në Namur se ndoshta problemi mund të zgjidhej përmes bisedimeve. Por, edhe diskutimet e ethshme gjatë natës nuk patën dobi. Të premten Magnette tha se takimi i nivelit të lartë BE-Kanada, i planifikuar për javën e ardhshme, duhet të shtyhet.


Rajoni i Valonisë ka me Kanadanë një vëllim tregtar prej 150 milionë eurosh në vit dhe përbën vetëm 15 për qind të vëllimit tregtar të Belgjikës. Por, problemi nuk është te paratë, por te ndjenjat. Valonët janë kryekëput kundër globalizimit dhe marrëveshjeve për tregtinë e lirë. Për ta marrëveshja CETA është vepër e djallit. Pavarësisht se sa është përshtatur kjo me normat evropiane, Valonia është kundër për arsye ideologjike.

Nga pikëpamja ligjore ajo po ashtu mund të bëjë rezistencë, sepse qeveria qendrore e Charles Michelit u ka dhënë shumë pushtet rajoneve dhe madje edhe të drejtën që të thonë fjalën e tyre në marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është absurde dhe tregon për një strukturë qeverisëse disfunksionale. Përse p.sh. zona të tjera edhe më të mëdha, si landi Nordrhein-Westfalen në Gjermani, apo rajoni Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francë, nuk e kanë këtë të drejtë.

Qëndrimi i Valonisë është një katastrofë politike për Bashkimin Evropian. Blloku më i madh tregtar i botës humbet prej kësaj besueshmërinë. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje në ditët e ardhshme, BE do të turpërohet krejtësisht. Kush do të dojë të zhvillojë bisedime për ndonjë marrëveshje me të, nëse në fund një rajoni të caktuar i teket të thotë jo.

Por, më e keqja është se BE-ja do të bëhet në arenën ndërkombëtare qesharake. Nëse ajo nuk do të jetë në gjendje të veprojë në kompetencën e saj themelore, në politikën tregtare, atëhere strukturat e BE-së në Bruksel mund të shpërbëhen së shpejti. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori