Telegrafi

Dështimi i Real Madridit deri më tani në këtë verë: Shumë afrime dhe largime – por vetëm shpenzime

Real Madridi ka bërë disa transferime të bujshme në këtë verë, por që kishte edhe disa largime.

Derisa shpenzuan miliona euro për prurjet e reja, Los Blancos nuk kanë fituar asnjë cent për largimet që kanë bërë.

Arda Guler është lojtari i fundit që afruan, por si duket situata me largimet dhe prurjet që ka bërë Real Madridi deri tani.

Transferimet:

Jude Bellingham ( Borussia Dortmund, 103 milionë euro plus shtesa)

Arda Guler ( Fenerbahce , 20 milionë  plus shtesa)

Fran Garcia ( Rayo Vallecano, 5 milionë)

Joselu (Espanyol, 500 mijë euro tarifë huazimi)

Shpenzimet totale: 128 milionë euro, por që mund të rritet më shumë nga bonuset.

Largimet

Karim Benzema (Al Ittihad, lojtar i lirë)

Marco Asensio ( Paris Saint-Germain, lojtar i lirë)

Eden Hazard (lojtar i lirë)

Mariano (lojtar i lirë)

Të ardhurat totale: 0 euro. /Telegrafi/