Ivan Bulatovic ishte me gruan në tren. Udhëtimin po e bënte në muajin maj të vitit 1998. Në atë kohë, Bulatovic ishte komandant i stacionit të policisë në Drenas.
Nga treni dyshohet se atë e rrëmbyen tre pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më vonë, vrasjen e tij dyshohet se e ka kryer Sabit Geci. Ekzekutimit të Bulatovicit pretendohet se i ka paraprirë rrahja nga Sahit Jashari.
Kështu shkruan ndër të tjera në aktakuzën e ngritur nga Mauricio Salustro, prokuror i EULEX-it në rastin e quajtur si “Grupi i Drenicës”.
Bulatovic në aktakuzë përshkruhet si person për të cilin thuhet se ka ushtruar dhunë ndaj popullatës shqiptare.
Në grupin e të akuzuarve bëjnë pjesë pesëmbëdhjetë persona. Në mesin e tyre janë Sylejman Selimi, tash ambasador i Kosovës në Shqipëri e Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt. Të dy ndodhen në paraburgim. Të tjerët janë Nexhat Demaku, kryetar i Drenasit, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës. Pastaj janë edhe Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Agim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Avni Zabeli e Hysni Thaçi.
Në aktakuzë shkruan se pas atij rrëmbimi, trupi i Bulatovicit nuk u gjet asnjëherë. Ai ende figuron i zhdukur. /Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze