Aktorja Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, Keith Urban, janë fotografuar këto ditë në plazhet e Sydneyt.
Sipas Daily Mail, yjet kanë shijuar një udhëtim familjar me dy vajzat e tyre, Faith Margaret dhe Sunday Rose.
55-vjeçarja është shfaqur në plazh me kostum të zi që ia mbulonte pjesën e sipërme madje me jakë, derisa pjesa e poshtme ishte e shkurtër duke ia ekspozuar këmbët.
Në kokë ka mbajtur një kapelë të thurur për t’u mbrojtur nga dielli, si edhe syza.
Në të kaluarën, aktorja hollivudiane ka rrëfyer se “e urren diellin”, sepse ndikon keq në lëkurën e saj të zbehtë.
Ndryshe nga Nicole, e cila duhej të mbulonte trupin për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, burri i saj, muzikanti Keith Urban, e ka treguar me krenari trupin e tij në moshën 56-vjeçare. /Telegrafi/