Derisa Evropën e ka kapluar një valë e të nxehtit ekstrem, në Australi është duke mbretëruar një mot krejtësisht ndryshe.

Atje ka filluar të bie borë dhe erërat e fuqishme që po fryjnë me shpejtësi të madhe, ka bërë që gjithë qytetarët të kenë probleme të lëvizin lirshëm.


2 38

Meteorologët kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të shmangin udhëtimet detare dhe hekurudhore, transmeton Telegrafi.

Deri më tani rënia e borës është regjistruar në New South Wales, Victoria dhe Kanbera, kurse në zonat malore meteorologët njoftojnë se trashësia e borës shkon në 80 centimetra.

3 27

E si pasojë e erërave të forta është vështirësuar edhe trafiku ajror, kështu në aeroportin e Sydney janë anuluar disa fluturime, kurse në zona tjera raportohet se erërat po fryjnë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë. /Telegrafi/