LAJMI I FUNDIT:

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u dërguan sot në Gjykatën Themelore.

Të dy ishin ndaluar të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës.

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë
Lexo po ashtu Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton RTK. Që të dy këta janë intervistuar gjatë të enjtes nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë.