Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Parlamentin italian, kur deputeti Riccardo Magi, sekretar i Più Europa, hyri në Dhomën e Deputetëve i veshur si fantazmë për të protestuar kundër thirrjes së shumicës për abstenim nga referendumet e 8 dhe 9 qershorit.

Ndërsa kreu i partisë Lega, Riccardo Molinari, po fliste gjatë kohës së pyetjeve të kryeministres Giorgia Meloni, transmeton Telegrafi.


Magi mbante një fletë me fjalën "referendum" të shkruar në të, për të protestuar heshtjen për çështjen e referendumit.

Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, kërkoi menjëherë përjashtimin e deputetit, i cili u nxor nga rojet e Montecitorios.

"A e mbani mend?" i bërtiti Magi, Melonit ndërsa po e nxirrnin nga salla, ndërsa kryeministrja shikonte me një buzëqeshje në fytyrë. /Telegrafi/