LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman nga partia e Merkelit: Dialogu Kosovë-Serbi, mos të ngec në grindje për territor

Deputeti gjerman nga partia e Merkelit: Dialogu Kosovë-Serbi, mos të ngec në grindje për territor

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të deputetëve të CDU-së, Johann Wadephul ka folur rreth Samitit të Berlinit, dhe vazhdimësisë së dialogut ndërmjet Kosovës në Serbi.

Ai ka thënë se nuk duhet të ngecet në grindje të pa nevojshme për korrigjim të kufijve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por të vazhdohet me diskutime rreth temave që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, pakicat e asociacionin,

Këto deklarime ai i ka bërë në një intervistë për DeutcheWelle.


Wadephul tha se Samiti i Berlinit ishte pozitiv dhe impuls i rëndësishëm për venet e Ballkanit Perëndimor.

“Samiti ishte shumë pozitiv. U gëzova shumë që erdhën kaq shumë liderë nga rajoni për të biseduar me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron. Ishte një impuls i rëndësishëm që Angela Merkel me Emmanuel Macron dhanë dhe ky impuls tani duhet të merret nga vendet e rajonit. Dhe sidomos mes Serbisë dhe Kosovës na nevojiten negociata shumë konkrete”, deklaroi Wadephul.

Ai shtoi se konflikti Kosovë- Serbi nuk mund të zgjidhet brenda ditës.

“Problemi i njohjes nuk mund të zgjidhet brenda ditës, askush nuk e pret këtë. Por mund të flitet për çështje të veçanta, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e pakicave, për asociacionet e komunave. Tani është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë e të mos ngecet në ca grindje të panevojshme për territore. Këto janë çështje të dorës së dytë”, u shpreh Wadephul.

Wadephul theksoi se nëse negociatat do të fillojnë tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve praktike dhe shumë konkrete, atëherë kjo është një shenjë e mirë.

“Nëse negociatat do të fillojnë tani me zgjidhjen e këtyre çështjeve praktike dhe shumë konkrete, atëherë kjo është një shenjë e mirë. Gjithsesi, ishte një nismë e rëndësishme nga Parisi dhe Berlini, sepse tani mund të rifillojnë negociatat”, tha ai. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori