LAJMI I FUNDIT:
Peja 5° fair_night

Deputeti Bekë Berisha kërkon luftimin e kriminalitetit gjatë vizitës në drejtorin e Policisë Rajonale të Pejës

Deputeti Bekë Berisha kërkon luftimin e kriminalitetit gjatë vizitës në drejtorin e Policisë Rajonale të Pejës

Kryetari i Komisionit Parlamentar pёr Siguri Publike i Kuvendit të Kosovës, Bekё Berisha, i cili ditë më parë ka ngritur shqetësimin e dukurive negative në rajonin e Pejës, përfshirë fajden, kriminalitetin dhe dhunën në familje, ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Deputeti Bekë Berisha që shoqërohej nga deputeti Hisen Berisha ka takuar drejtorin Rajonal të Policisë, kolonel Shaban Shala me bashkëpunëtorë.

Për vizitën ka njoftuar edhe Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Pejës, duke theksuar se gjatë takimit është diskutuar për sfidat dhe planifikimet në lidhje me çështjet e sigurisë.


“Nё objektet e Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, Drejtori i Drejtorisё Rajonale tё Policisë në Pejё, Kolonel Shaban Shala me bashkёpunёtorë ka pritur nё njё vizitё zyrtare, kryetarin e Komisionit Parlamentar pёr siguri publike, z. Bekё Berisha me bashkëpunëtorë. Në kёtё takim pune u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Rajonin e Pejës, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë”, kanë thënë në njoftimin policor.

Ndërsa, deputeti bekë Berisha ka thënë se gjatë takimit janë informuar rreth gjendjes së sigurisë në rajonin e Pejës.

Deputeti Bekë Berisha dhe drejtori i policisë për rajonin e Pejës, Shaban Shala/ Foto nga Facebook Bekë Berisha

“Si kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me anëtarin e Komisionit, Hisen Berisha dhe stafin mbështetës kemi realizuar një vizitë pune në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë. Në këtë takim u pritëm nga Drejtori Kolonel Shaban Shala me bashkëpuntorë, gjatë kësaj vizite ne u njoftuam nga afër me gjendjen e sigurisë në këtë rajon dhe punën e policisë së Kosovës. Si tema kyçe të diskutimit ishin infrastruktura e policisë, kushtet e shërbimit, rrogat, mirëqenia, mungesat esenciale dhe siguria në trafik. Krahas këtyre, ne diskutuam edhe për rastet e dhunës në familje, angazhimin tonë drejt parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në këtë zonë, i falënderova zyrtarët policor dhe stafin për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin që kanë në detyrë për t’i siguruar qytetarëve tanë një jetesë sa më të qetë dhe të sigurtë.’-thotë Berisha”, është shprehur deputeti Beka.

Bekë Berisha, Hisen Berisha dhe Shaban Shala/ Foto nga Facebook Bekë Berisha

Ndryshe, ditë më parë Berisha në Kuvendin e Kosovës ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me dukuritë negative në rajonin e Pejës, përfshirë fajden, kriminalitetin dhe dhunën në familje.

Në trend

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u abuzova seksualisht në moshën nëntë vjeçare

Rrëfimi tronditës i Laertit: Heshta për 42 vite, u abuzova seksualisht në moshën nëntë vjeçare

Magazina
Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Botë
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Rozana Radi shkon në finalen e Big Brother VIP Albania 4

Rozana Radi shkon në finalen e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Magazina
Kalo në kategori