Pas miratimit në parim të Projektligjit për Pagat të Sektorit Publik, seanca vazhdoi me shqyrtimin e raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, ku përfaqësues të Qeverisë thanë se ka përmirësime, ndërsa deputetët thanë se ndryshimet janë shumë të vogla dhe patën disa kërkesa për Ministrinë e Financave.
Ministri i Financave, Bedri Hamza duke paraqitur raportin vjetor të sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017, para deputetëve, ka thënë se informatat që dalin nga pyetësori vetvlerësues, monitorimi dhe analizat e bëra, është një përmirësim në të gjitha komponentët e menaxhimit të kontrollit të brendshëm.
“Numri i auditorëve të brendshëm është rritur për 30 për qind apo nga 98 në 128. Njësitë e auditimit të brendshëm gjatë vitit 2017 kanë kryer 497 auditime të brendshme që krahasuar me vitin 2016 kemi një rritje të auditimit të kryera nga 492 nga 497. Çështjet për adresim në të ardhmen lidhur me menaxhimin financiar e kontrolli janë si në vijim; ka nevojë për përmirësim në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit, rritjen e efikasitetin e proceseve që lidhen prokurimin publik, rekrutimin e stafit të brendshëm për auditim të brendshëm, mirëmbajtjen e regjistrit të pasurisë, raportimin dhe arkëtimin e të hyrave, nxjerrjen e procedurave për parregullsi, avancimin e proceseve që lidhen me teknologjinë informative, si dhe nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme që standardizojnë proceset e brendshëm te secila organizatë buxhetore”, ka thënë Hamza.
Mergim Lushtaku, në emër të komisionit të Kuvendit, dha disa rekomandime për Ministrinë e Financave, e cila duhet të vazhdojë me programin kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm dhe të mbajë trajnime për punëtorët që janë certifikuar por që nuk janë duke punuar si auditor.
“Të kompletohet njësia e auditorit të brendshëm brenda kuvendit nga një i punësuar në së paku tre të punësuar. Ministria e Financave të përkrah kërkesat e institucioneve lidhur me rritjen e stafit për pozitat e auditorit të brendshëm, në veçanti për ato institucione që ende nuk kanë plotësuar pozitat për auditor të brendshëm”, tha ai.
Kurse, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, tha se ka vlerësim të mirë të vetvetes të organizatave buxhetore nuk ka ndryshim pozitiv nga viti 2016 në vitin 2017.
“Nëse e krahasojmë vitin 2016 me vitin 2017 ndryshimi del shumë i vogël, kështu p.sh mjedisi i kontrollit në vitin 2016 ka qenë 2.62 për qind në vitin 2017, 2.57, notim maksimale është 3, që i bie se kemi një ulje në krahasim me vitin 2016 për 0.51 për qind. Sa i përket menaxhimit të rrezikuat gjithashtu kemi një ulje prej 0.6 për qind në krahasim për vitin 2016”, tha ai.
Gjithashtu janë shqyrtuar edhe disa projektligje tjera siç është ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, si dhe projektligje tjera. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos