LAJMI I FUNDIT:

Denveri nënshtron Golden State

Denveri nënshtron Golden State

Denver Nuggets ka befasuar duke fitur ndaj Golden State Warriors në Pepsi Center. Skuadra nga Colorado, mposhti me shifrat e thella 132-110, formacionin e trajnerit Steve Kerr.

Një sukses shumë i rëndësishëm ky që përmirësoi pozitat e Denverit, në vendin e tetë të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit. Kjo ishte disfata më e thellë për Warriors në këtë sezon dhe njëkohësisht, humbja e nëntë sezonale, që këtë herë vjen pas 55 ndeshjesh ndërkohë që sezonin e kaluar Golden State, nëntë humbje i pësoi në 82 takime duke vendosur një rekord absolut për sa i përket sezonit të rregullt.

Më i miri mbi parket për Denverin ishte spanjolli Hernangomez autori i 27 pikëve, ndërkohë që një paraqitje super bëri edhe serbi Nikola Jokic i cili koleksionoi në total 17 pikë, 12 asistime dhe plot 21 kërcime. Denveri në këtë ndeshje regjistroi 24 trepikësha nga 40 tentativa në total duke barazuar rekordin e Houston Rockets. Në hije yjet e Warriors me Kevin Durant që ishte i vetmi që arriti kuotën e 25 pikëve, transmeton SuperSport.


U rikthye te fitorja San Antonio Spurs. Në Indianapolis, skuadra teksane mposhti me vështirësi 110-106, vendasit e Indiana Pacers për meritë edhe të Kawhi Leoanard. Me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, 25-vjecari kalifornian ishte më i miri mbi parket duke udhëhequr, San Antonion drejt një fitoreje me peshë. Në krahun tjetër Indianës edhe pse rezistoi fort deri në fund nuk i mjaftuan 27 pikët e Paul George dhe 22 të tjera të realizuara nga Turner.

Vetëm një humbje në 10 ndeshjet e fundit për Boston Celtics që vazhdon të fitojë. 17-herë kampionët e Nba, likujduan edhe Dallas Mavericks brenda në American Airlines Center me shifrat 111-98.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori