Dëmtohet ashensori, punëtori bie poshtë dhe lëndohet

Një person në Lipjan deri sa ishte duke punuar është dëmtuar ashensori dhe i njëjti ka rënë poshtë duke pësuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
"Raportohet se viktima mashkull/K shqiptar derisa ishte duke punuar është dëmtuar ashensori, me ç’rast ka rënë poshtë.
Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































