LAJMI I FUNDIT:

“Dëmi është i pariparueshëm” – Prokurorja e rastit nuk pranon bashkëpunimin me mbrojtjen e Dani Alves

“Dëmi është i pariparueshëm” – Prokurorja e rastit nuk pranon bashkëpunimin me mbrojtjen e Dani Alves

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves, nuk do t’i shpëtojë gjyqit për përdhunimin e dyshuar të kryer në dhjetor të vitit të kaluar, pasi prokuroria refuzoi marrëveshjen e ofruar nga mbrojtja e tij.

Raporti i fundit mbi këtë çështje nga gazeta katalanase Sport, thotë që mbrojtja e Alves e përbërë nga dy avokatë ka hapur bisedimet me prokurorinë.

Sidoqoftë, prokurorja ka refuzuar çdo sugjerim për një marrëveshje të mundshme.


Prokurorja e këtij rasti, Ester Garcia, ka lëshuar një njoftim zyrtar duke mohuar ndonjë marrëveshje me kampin e Alves dhe duke shtuar se dëmi mendor dhe pasojat janë të pariparueshme dhe arritja e një marrëveshjeje është pothuajse e pamundur.

Kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve në lidhje me seriozitetin e fakteve dhe dënimet që do të shqiptohen.

Alves është duke u përballur me akuza për përdhunim që mund të bëjnë që braziliani të shkojë në burg për nëntë vite.

Avokatët e Alves kanë kërkuar lirimin e tij me kusht por kjo kërkesë e tyre është refuzuar në çdo rast, teksa ai ka dëshmuar para gjyqit në katër raste.

Braziliani ka qenë prapa grilave që nga janari i këtij viti dhe tani do të përballet me një seancë gjyqësore.

Garcia gjithashtu shtoi se ata e kuptojnë interesimin e mediave për këtë rast, por kjo nuk do të thotë se i bën ata të publikojnë informacione dhe detaje rreth kësaj çështje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori