Delawie: Është koha për ratifikimin e Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të mbahet nesër në orën 11:00.
Lidhur me këtë ambasadori amerikan Greg Delawie përmes një postimi në Twittet ka kërkuar që të ratifikohet kjo marrëveshje.
"Qytetarët kanë pritur shumë kohë për liberalizimin e vizave - është koha për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit. Hajde!", ka shkruar Delawie.
Ndërkaq pro ratifikimit të kësaj marrëveshje kanë deri tash janë deklaruar PDK, AAK, Nisma dhe LDK ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtoj një gjë të tillë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































