LAJMI I FUNDIT:

Del në shitje modeli unik Giulia nga Alfa Romeo

Del në shitje modeli unik Giulia nga Alfa Romeo

Giulia cilësohet si një nga modelet më të mira nga Alfa Romeo, dhe më të rrallët me vetëm dhjetë njësi të prodhuara.

E karakterizuar nga pamja e jashtme e cila i referohet markës Formula 1, ky model pritet të arrijë çmimin e 90 mijë eurove, pavarësisht se bëhet fjalë për një Alfa katërvjeçare me kilometra të kaluara.

Varianti unik nga Alfa Romeo fuqizohet nga një motor 2,9 V6 biturbo, dhe vjen 28 kilogramë më i lehtë se versioni standard Quadrifoglio.


Brendësia e tij mbulohet me ulëset sportive Sparco dhe timonin Alcantara.

Tani gjendet në një koleksion privat, ndërsa data e ankandit për shitjen e tij është caktuar për në fund të janarit. /Telegrafi/