Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi sot se vendi i tij ka marrë garanci se fondet hungareze nga fondet e Bashkimit Evropian nuk do të dërgohen në Ukrainë, për këtë arsye ai votoi për dërgimin e një pakete ndihme në Kiev me vlerë 50 miliardë euro.
Siç raporton The Guardian, Orban u deklarua në mediat sociale për të shpallur fitoren në samit, transmeton Telegrafi.
Ai tha se Hungaria negocioi një mekanizëm kontrolli që garanton përdorimin e arsyeshëm të parave për Ukrainën.
“Kemi garanci se paratë hungareze nuk mund të përfundojnë në Ukrainë”, shtoi ai.
Udhëheqësi hungarez tha gjithashtu se është i lumtur që tregjet reaguan pozitivisht ndaj marrëveshjes.
Samiti i BE-së u mbajt sot në Bruksel, kurse Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, njoftoi para fillimit zyrtar të atij takimi se ishte arritur një marrëveshje në lidhje me ndihmën prej 50 miliardë euro për Ukrainën. /Telegrafi/
Mission accomplished. Hungary’s funds will not end up in Ukraine and we have a control mechanism at the end of the first and the second year. Our position on the war in Ukraine remains unchanged: we need a ceasefire and peace talks. pic.twitter.com/vui5NxPzGw
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 1, 2024