LAJMI I FUNDIT:

BE deklarohet lidhur me vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë

BE deklarohet lidhur me vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë

Institucionet e Kosovës nuk kanë lejuar vizitat e paralajmëruara për sot të zyrtarëve serbë në veri të vendit, mirëpo zyrtarët serbë megjithatë kanë paralajmëruar qëndrimin e tyre në Kosovë.

Kjo ka bërë që në veri të ketë forca të shtuara të sigurisë me qëllimin ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë, Vulin, Gjuriq dhe Selakoviq.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë së fundi ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanqiq.


Ajo ka vlerësuar se të gjitha çështjet me interes të përbashkët duhet të zgjidhen përmes kornizës së dialogut dhe në frymën e vazhdimit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ka një marrëveshje të arritur përmes dialogut sa i përket vizitave zyrtare, dhe të dy palët duhet të sillen në përputhje me këtë marrëveshje”, ka vlerësuar Kocijançiç, përmes një njoftimi dërguar mediave, përcjell KosovaPress.

Kocijançiç po ashtu ka shtuar se çdo mosmarrëveshje lidhur me këtë gjë duhet të zgjidhjet përmes dialogut, dhe jo përmes ndonjë eskalimi të çfarëdo lloji.

Këtu ndër tjerash përmendet se presidentët e të dy shteteve i kanë konfirmuar shefes së BE-së, Federica Mogherini, përkushtimin e të dy palëve për normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori