Deklarohet Haradinaj: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues

Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani me partitë politike, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do ta votojnë për kryetar të Kuvendit një person unifikues.
Haradinaj para mediave në deklaratën e tij ishte shumë i shkurtër duke thënë po ashtu se i kanë dhënë idetë e tyre në këtë takim.
“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, u shpreh Haradinaj.
Ndryshe, sot u zhvillua një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe liderët e partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































