Defekte teknike në rrjetin e ujësjellësit, ‘Hidroregjioni Jugor’ ndërhyn në disa zona të Prizrenit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa rrugë të qytetit, me qëllim eliminimin e defekteve teknike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.
Punimet do të kryhen në këto zona dhe rrugë:
Fshati Kojush,
Rruga “Bulevardi V. Frashëri”,
Rruga “Nënë Tereza”,
Rruga “Faredin Hoti”,
Rruga “Musine Kokollari”,
Rruga “William Wolker”,
Rruga “Jonit”,
Rruga “Ulqinit”,
Rruga “Jeta e Re”.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet do të punojnë për sanimin e defekteve teknike, mungesën e ujit dhe përmirësimin e rrjedhjes së ujit në këto lokacione.
KRU “Hidroregjioni Jugor” u kërkon qytetarëve mirëkuptim gjatë kohës që do të zgjasin punimet dhe siguron se furnizimi me ujë do të kthehet në normalitet sapo të përfundojnë ndërhyrjet. /Telegrafi/

















































