LAJMI I FUNDIT:
Peja -11° clearsky_night

Deçani do të bëhet me Zip line-in më të gjatë në rajon

Deçani do të bëhet me Zip line-in më të gjatë në rajon
Kryetari Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka/ Foto nga Komuna e Deçanit, facebook

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë vizituar fillimin e punimeve për ndërtimin e Zip line-it më të gjatë në rajon, me një gjatësi prej 1,107 metrash.

Ky projekt inovativ nis nga rruga për bjeshkë të Belegut dhe përfundon në rrugën për bjeshkë të Isniqit, duke përfshirë lokalitetet e Roshkodol, Zllonopoj dhe Milishevc.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka/ Foto nga Komuna e Deçanit, facebook

Projekti, që është pjesë e iniciativës “Zhvillimi i turizmit në Komunën e Deçanit – Produktet turistike në Fshatin Alpin Bjeshkatar”, është mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Deçanit.


Sipas postimit në Facebook nga kjo komunë, kryetari Ramosaj ka shprehur mirënjohje për Ministrin Damka, duke e cilësuar këtë projekt si një hap të rëndësishëm për promovimin e turizmit në Deçan.

Gurëthemeli për nërtimin e Zip line-it/ Foto Komuna e Deçanit, facebook

“Falënderojm Ministrin Damka për mbështetjen financiare të këtij projekti madhor, i cili luan një rol të veçantë në zhvillimin e turizmit në qytetin tonë”, ka thënë Ramosaj, transmeton Telegrafi.

Ky projekt u realizua nga Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim, me drejtorin Isuf Demhasaj, në kuadër të thirrjes për Programin për Zhvillim Rajonal 2024, që mbështet investimet kapitale në rajon.

Në trend

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Kalo në kategori