Deçan, i mituri vodhi 9 mijë euro nga gjyshja e tij, me gjysmën e parave bleu dy armë

Një i mitur raportohet se ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij rreth 9 mijë euro.
Në njofitmin e policisë, thuhet se me paratë e vjedhura i dyshuari ka blerë dy armë, transmeton Telegrafi.
"Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishek", thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se armët e lartcekura janë konfiskuar, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti nën hetime./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































