LAJMI I FUNDIT:

Debutuesi në Superligë, përballë Kampionit: Malisheva – Prishtina, formacionet bazë

Debutuesi në Superligë, përballë Kampionit: Malisheva – Prishtina, formacionet bazë

Malisheva që shkroi histori duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës, do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi, Prishtinës.

Ndeshja që starton në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, pikërisht në Malishevë.

Skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit kosovar zhvilloi futboll të bukur në Ligën e Parë, e që me mjaft meritë edhe ia doli të futej në ligën kryesore të futbollit tonë.


Në anën tjetër, Prishtina arriti të shpallej kampion në edicionin e kaluar, gjersa pati paraqitje të mira edhe në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe në atë të Konferencave, por që nuk ia doli të shkonte tutje.

Formacioni startues i Malishevës: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, H.Hyseni, Stullqaku, M.Hyseni.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, Vangjeli, Bekteshi, Atanda, Mici, Boshnjaku, Avdyli, Shabani, Kryeziu, Hoti, John. /Telegrafi/