LAJMI I FUNDIT:

David McAllister: BE-ja nuk e realizoi premtimin e dhënë për Maqedoninë

David McAllister: BE-ja nuk e realizoi premtimin e dhënë për Maqedoninë

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, tha sot se Bashkimi Evropian ka bërë gabime në procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka përmbushur disa nga premtimet e dhëna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se pse procesi i anëtarësimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po përparon kaq ngadalë, McAllister thotë se të dyja palët kanë interes në të.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë shumë pak progres në reforma për shumë arsye të ndryshme. Nga ana tjetër, BE-ja bëri premtime që nuk u mbajtën. Shikoni shembullin e Maqedonisë së Veriut, kandidate për anëtarësim që nga viti 2005. Vendi ndryshoi emrin e tij në vitin 2019 nën presionin grek, por negociatat e pranimit nuk janë hapur deri më sot, në kundërshtim me atë që ishte premtuar. Si Bashkimi Evropian, ne nuk mund të lejojmë më zona të tilla gri në politikën tonë të zgjerimit”, thekson McAllister.


Për sa kohë duhet të presin vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE, McAllister vlerëson se procesi i anëtarësimit është një regatë, jo një kolonë.

“Çdo vend duhet të përparojë drejt anëtarësimit në BE me ritmin e tij dhe të vlerësohet individualisht. Nuk duhet të ketë kompromise kur bëhet fjalë për kriteret e anëtarësimit. Në vend të kësaj, detyra jonë është që gradualisht t’ua lehtësojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhjen me Evropën, për shembull përmes aksesit gradual në tregun e brendshëm dhe programet e financimit të BE-së”, thekson David McAllister./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori