LAJMI I FUNDIT:

Dauti: PDSH nuk do ta mbështetë Talat Xhaferin për kryeparlamentar (Video)

Dauti: PDSH nuk do ta mbështetë Talat Xhaferin për kryeparlamentar (Video)

“Debati i OBRM-PDUKM-së dhe i LSDM-së në parlament nuk është në favor të shqiptarëve”, kështu tha sot për TV21 deputeti i PDSH-së Bardhyl Dauti. Ai bëri thirrje që të ndalet debati siç e konstatoi ai, të panevojshëm, dhe të vazhdohet tutje.

“Presim që të vazhdojë avazi i vjetër i debatit të OBRM-së dhe LSDM-së. Debat mbi premisa keqbërëse ndaj shqiptarëve. Fatkeqësisht disa parti tjera politike, veçanërisht BDI-ja, dhe të tjerët të cilët kanë dhënë deklarata paraprakisht për qëndrimet politike në të ardhmen janë në funksion të këtij debati të OBRM-së dhe LSDM-së. Konstatimi im është se politik bërja maqedonase varet tërësisht nga keqe bërja ndaj shqiptarëve, d.m.th. debati zhvillohet mbi bazë të kësaj hipoteze. Kjo duhet definitivisht të ndalet në emër të kultivimit të kulturës institucionale në kampin politik maqedonas, dhe në anën tjetër në emër të kultivimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve në kampin politik shqiptarë. Disa parti politikë shqiptare janë krejtësisht të dezorientuara në këtë drejtim. Aq është pesha jonë, si PDSH për momentin vetëm vëzhgojmë normalisht edhe ne do të kemi qëndrimet tona, dhe ata qëndrimet tona do t’i shpalosim gjatë ditëve në vijim pasi që t’i definojmë qëndrimet politike në mbledhjet e kryesisë qendrore të partisë”, tha Bardhyl Dauti.

Ai thotë se ka shumë gjasa që PDSH-ja të mos e mbështet kandidatin e BDI-së për krye parlamentarë, Talat Xhaferin, njofton TV21.


“A aq ka dëshirë Talat Xhaferi të bëhet kryetarë i këtij Kuvendi?! Unë nuk e kuptoj ambicien e tij. Simbolika nuk është ashtu siç dëshiron ta plasoje BDI-ja në opinion, kinse ja bëjmë një krye parlamentarë shqiptarë, dhe e zgjidhëm çështjen shqiptare. Nuk është ashtu. Gjithashtu mbështetet kjo në premisën e BDI-së kinse qenka komandant i UÇK-së, dhe një komandant UÇK-së krye parlamentarë është mirë, mirë po ka edhe plotë komandant tjerë të UÇK-së që janë burgjeve dhe BDI-ja duhet të jep llogari për ata e jo për Talatin, pasi që nuk ka qenë komandant vetëm i UÇK-së, ka qenë edhe i JNA-së kështu që nuk është shumë me rëndësi që të bëhet Talati krye parlamentarë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ta mbështetim, por mendoj se do të jemi të përmbajtur”, tha ai.

Partia Demokratike Shqiptare nuk ka ende një qëndrim të qartë se nga cila anë do shkoje, mirëpo të njëjtën priten që ta vendosin ditëve në vijim. /Telegrafii/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori