Nga: Sotheby’s
Përktheu: Enxhi Hudhri
Dashuria është në ajër është pikturë tipike e Bansky-t. Imazhi i një militanti të maskuar gati për të hedhur një buqetë me lule është bërë sinonim me stilin e pashlyeshëm të artistit. Një nga veprat në kanavacë më të lakmuara të Bansky-t, është shembull arketip i përdorimit të humorit të errët të artistit, satirës dhe perspektivës së tij, komenteve stimuluese për ngjarjet bashkëkohore politike dhe shoqërore. Vepra e ndan titullin e saj me këngën hit të 1978 nga John Paul Young, emblematike e mençurisë së Bansky-t dhe shprehës i mesazhit pozitiv të veprës. Hedhësi ikonik i lules është bërë mesazh i fuqishëm që shpreh absurditetin e luftës dhe zërin advokues për paqe të artistit.
Në përsëritjen e tij origjinale guerile në Bregun Perëndimor, Dashuria është në ajër dëshmon aftësinë unike të Bansky-t për të aktivizuar mjediset urbane dhe arkitekturën publike në një mënyrë që i superfuqizon mesazhet e tij, duke u dhënë imazheve një menjëhershmëri përvëluese e cila zgjerohet përtej atyre që jetojnë aty apo vizitojnë rajonin, duke kundërvënë gjestin aktiv të protestës me simbolin pajtues të buqetës me lule. Imazhi ka ilustruar ballinën e monografisë së 2005 të Bansky-t Wall and piece, dhe brenda librit ishte shoqëruar me një pasazh mbi rënien e regjimit të president Nicolae Ceaușescu të Rumanisë, treguar nga John Simpson për BBC News.
Bansky është i njohur për artin e rrugës goditës, ironik dhe imazhet pacifiste. Kundërshtimi i militarizmit dhe luftës janë temat kyçe që eksplorohen përgjatë veprës së tij, duke kundërvënë simbole të paqes me imazhe të dhunës për të shkundur shikuesin nga vetëkënaqësia. Kjo mund të vihet re në shumë vepra grafiti të artistit, sidomos ato të realizuara në fillimet e viteve 2000, nga imazhi i Mona Lizës që mban një hedhëse rakete e cila u shfaq në një mur në Soho më 2001, te vajza e vogël që përkund një predhë në ikoniken Bomb Hugger të Bansky-t, dhe protagonistët e Pulp Fiction që përdorin banane. Sentimenti antiluftë i Dashuria është në ajër përbëhet nga jehonat vizuale të veprës prej lëvizjes, fuqia e lules dhe protestave të studentëve që zunë vend në Francë dhe Amerikë në vitet ’60. Subjekti rinor që hedh lule si armë na kujton fotografinë e famshme të 1967 të një protestuesi të ri që vendos lule në tytën e pushkës të drejtuar në kokën e tij gjatë demonstratës anti-luftë. Me këtë imazh tashmë ikonik, Bansky na ofron një mesazh universal: duhet të shfrytëzojmë virtytet e paqes për të mposhtur ndarjen dhe konfliktin që na rrethon dhe të shohim përpara drejt një të ardhmeje shpresëplotë.
Imazhi i Dashuria është në ajër u shfaq fillimisht në anë të një garazhi në Beit Sahour, një qytet palestinez në lindje të Betlehemit, pranë murit 708 kilometra që ndan Izraelin nga territoret e Bregut Perëndimor të Palestinës. Bansky ka realizuar një numër veprash grafiti në mur pak pas ndërtimit të tij në 2002, duke shprehur padrejtësinë sociale e politike dhe efektet e terrorizmit dhe militarizmit. Bansky ka qenë shumë prodhimtar dhe aktiv në rajon, duke e dedikuar misionin e tij për të theksuar militarizmin dhe ndarjen e shkaktuar nga konflikti Izrael-Palestinë. Shumë vepra nga artisti janë shfaqur në Gazë dhe Bregun Perëndimor që në mes të viteve 2000 dhe, më 2017, Bansky hapi The Walled Off Hotel përgjatë Murit Ndarës në Bethlehem, duke e faturuar atë si “hoteli me pamjen më të keqe në botë”.
Lulet rrezatuese të pikturuara me dorë të Dashuria është në ajër janë një veçori unike që rrallë shihet në veprën e Bansky-t. Përfaqëson një kontrast mes butësisë së luleve të pikturuara me delikatesë dhe mprehtësisë të figurës së militantit të pikturuar me sprej, duke na kujtuar dorën e artistit në procesin thuajse-mekanik të krijimit të imazheve shabllon. Përdorimi i shablloneve dhe sprajtit evokon lidhjen e grafitit me lëvizjet e fshehta politike dhe kulturën punk, dhe përdorimin e tij në aktivizmin bazë.
Me vepra si Dashuria është në ajër, Bansky bashkohet me një brez të rëndësishëm artistësh të cilët e kanë përdorur artin e tyre për të komentuar çështje politike dhe problemet sociale, nga Liria udhëheq popullin të Eugène Delacroix, e krijuar pas Revolucionit të Korrikut të 1830, si simbol për lirinë dhe demokracinë; te përdorimi i shablloneve nga Andy Warhol për të përmbysur imazhe shpesh shumë politike nga kultura popullore, siç shihet te Race Riot në 1964; dhe shumë artistë të cilët kanë dalë në rrugë për të shpërndarë mesazhin e tyre që ta shohë bota. Imazhi i Dashuria është në ajër është përsëritur dhe riprodhuar shpesh në kulturën popullore, duke e bërë këtë vepër një shembull të rëndësishëm e shumë të kërkuar nga krijimtaria bindëse dhe provokuese-mendimesh e artistit të shquar të rrugës. Sot, mesazhi i rëndësishëm i Dashuria është në ajër mbetet po aq aktual si gjithmonë. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara