Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar sot paradite me stërvitjen e radhës në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Zvicrës për kualifikimet Euro 2024.

Seanca e sotme u mbajt nëpër kushte të vështira të motit, me rrebesh shiu dhe erëra të forta.


Përkundër këtij fakti futbollistët u shfaqën maksimalisht të përkushtuar në stërvitje dhe me dëshirë për të përmirësuar edhe më shumë formën e tyre fizike.

151123 stervitjekombetarja2  1

Ndërkohë, krahas punës në fushën e gjelbër, përzgjedhësi Primozh Gliha dhe stafi i tij po vazhdojnë punën edhe në aspektin teorik.

Ata po kryejnë videoanaliza të stërvitjeve të kaluara dhe lojës së fundit, si dhe po e analizojnë me kujdes kundërshtarin, duke përgatitur strategjitë e duhura për këtë ndeshje.

151123 stervitjekombetarja1  1

Para nisjes për në Bazel, Dardanët do të mbajnë edhe një stërvitje të enjten, teksa të premten në mëngjes do të udhëtojnë drejt Zvicrës, ku të shtunën i pret përballja e radhës në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024. /Telegrafi/

151123 stervitjekombetarja3  1

151123 stervitjekombetarja5  1

151123 stervitjekombetarja6  1

151123 stervitjekombetarja7  1

151123 stervitjekombetarja8  1

151123 stervitjekombetarja9  1

telegrafi sport app