Dardanet kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Bullgarinë, optimizëm për fitore
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet nesër më 1 dhjetor, në orën 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Stërvitja u zhvillua në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.
Futbollistet Edona Kryeziu dhe Elizabeta Ejupi u shfaqën optimiste për ndeshjen kundër Bullgarisë, duke theksuar analizën e kujdesshme të kundërshtarit gjatë këtyre ditëve. Fitorja në këtë takim do t’ia mundësojë Kosovëd avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Deklaruan pas stërvitjes: Edona Kryeziu: Nga fillimi jemi fokusuar për t’i përmirësuar gabimet e ndeshjeve të kaluara në mënyrë që ta fitojmë këtë ndeshje. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe nuk mendojmë për ndonjë rezultat tjetër përveç fitores. Me këtë fitore sigurojmë kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, prandaj është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Jemi përgatitur maksimalisht dhe shpresoj të dalim me fitore.
































