Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në intervistën “Ecje nëpër Prishtinë” - në emisionin “Ju flet Prishtina” - ka treguar në detaje mënyrën se si do funksionojë ndërmarrja publike “Prishtina Parking”.

Sejdiu tregoi se parkingu në qendër të kryeqytetit do jetë i limituar me orë dhe me pagesë.


Ai njoftoi se në qershor do t’i takojë kësaj ndërmarrjeje komunale parkingu prapa “Pallatit të Rinisë”.

Fillimisht, “Prishtina Parking” do i ketë 35 punëtorë me një buxhet prej 50 mijë eurove, e që për pak do rrisë numrin e punëtorëve dhe buxhetin.