Drejtoria për të Ardhura Publike për momentin po bënë kontrolle më të zgjeruara për dhënien e kuponëve fiskal.

Siç njoftojnë nga DAP sot kontrolle po bëhen në rrugën e quajtur "Rruga e plastikave" në Çair të Shkupit.


Kontrollet bëhen për shkak të reagimeve të qytetarëve dhe paraqitjeve, në përputhje me ligjin për regjistrim e pagesave në para, ndërsa kontrolle po bëhen edhe në vende tjera të vendit./Telegrafi/