Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka thënë se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në një Burg të Gjilanit, në përputhje me marrëveshjen me Kosovën për burgjet, janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.
Kuvendi i Kosovës e ratifikoi në maj marrëveshjen për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg me 300 qeli në qytetin jugor të vendit.
“Sipas traktatit mes Danimarkës dhe Kosovës, Danimarka do ta marrë me qira burgun e Gjilanit në Kosovë. Burgu ka hapësirë për 300 të burgosur. Ky burg është i planifikuar për personat e dënuar me dëbim”, tha Ministria daneze në një përgjigje me shkrim për REL-in.
Ajo konfirmoi gjithashtu se, sipas traktatit, Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për terrorizëm dhe krime lufte, e as të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore.
Shoqëria civile në Kosovë dhe në Danimarkë është shprehur e shqetësuar për shkelje të mundshme të të drejtave të burgosurve nga të dyja shtetet.
“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fiziket në përputhje me kushtet në një burg danez”, sipas Ministrisë daneze.
Ministria tha se për këtë arsye, burgu i Gjilanit duhet të rinovohet para se të futet në përdorim, në mënyrë që të jetë i ngjashëm me burgjet daneze.
Rinovimi duhet të fillojë pas ratifikimit të marrëveshjes, sipas traktatit mes dy vendeve.
Danimarka pret që burgu në Gjilan të jetë i gatshëm për përdorim rreth dy vjet pas ratifikimit të traktatit, diku në vitin 2026.
“Autoritetet kosovare duhet të sigurohen që kryerja e dënimeve të bëhet në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës. Danimarka është e detyruar të sigurohet për këtë”, thuhet në përgjigje.
Kosova do t’i përfitojë rreth 200 milionë euro nga kjo marrëveshje, të cilat do t’i shpenzojë për Shërbimin Korrektues të vendit dhe për energjinë e ripërtërishme.
Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker