Danimarka thotë se do të fillojë negociatat për një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, e cila mund të përfshijë lejimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake amerikane që të vendosen në tokën daneze – në ndryshim të një politike të vjetër dekadash.
Por kryeministrja daneze Mette Frederiksen u theksoi gazetarëve të enjten se masa nuk është për shkak të tensioneve aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo tha se bisedimet për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kopenhagës dhe Uashingtonit janë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë.
Marrëveshja e re potenciale e bashkëpunimit të mbrojtjes danezo-amerikane “është një përparim pas shumë dekadash” të një politike kundër lejimit të vendosjes së trupave të huaja në tokën daneze, tha ajo për mediat daneze.
“Një angazhim i shtuar amerikan këtu në Danimarkë do të përmirësojë qasjen e Shteteve të Bashkuara në kontinentin evropian”, ka theksuar tutje Frederiksen, siç citohet nga transmetuesi publik danez DR.
Ministri danez i Mbrojtjes Morten Boedskov u tha gazetarëve se nuk do të krijohej asnjë bazë ushtarake amerikane në Danimarkë dhe ai nuk pranoi të komentonte se ku do të vendoseshin trupat amerikane në vend.
Transmetuesi danez TV2 tha se qeveria daneze po kërkon të arrijë një lloj marrëveshjeje të ngjashme të mbrojtjes me Uashingtonin siç bëri Norvegjia fqinje në maj të vitit 2021. Të dy vendet skandinave janë aleatë të vendosur të NATO-s të SHBA-së.
Me traktatin e saj me Uashingtonin, Norvegjia ka lejuar qasje të papenguar për trupat amerikane që mund të lëvizin lirshëm brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, ata duhet të respektojnë ligjin norvegjez, që do të thotë – ndër të tjera – që SHBA nuk mund të dërgojë armë bërthamore, mina tokësore ose bomba thërrmuese me ushtarët e saj në tokën norvegjeze. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë