Dani Ceballos është një nga lojtarët e skuadrës së Real Madridit, i cili ka marrë oferta gjatë javës së fundit.

Nuk duket se madrilenët po llogarisin në shërbimet e spanjollit pas një sezoni debutues në Santiago Bernabeu.


Milani dhe Napoli thuhet se po kërkojnë shërbimet e mesfushorit dhe lojtari mund të largohet gjatë verës.

Dani Ceballoss Dani Ceballos (Getty Images)

Sky Sports raporton se për Milanin, spanjolli është i prioritetet i tyre dhe se klubi italian ka filluar kontaktet me lojtarin dhe duket se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Gjithashtu raportohet se Milan është i interesuar për sulmuesit Alvaro Morata dhe Radamel Falcao.

Por, për shërbimet e Moratës janë të interesuar edhe Juventusi që dëshiron ta sjellë lojtarin sërish në klubin italian.

Ndryshe, Milan ende nuk dihet nëse do t'i lejohet të transferojë lojtar shkaku i rregullës së UEFA-s, "Finaclial Fair Play". /Telegrafi/

telegrafi sport app