Danaj: Një milion nënshkrime, për një shtet shqiptar

Të ndarë në shumë shtete ballkanike, ëndërrojnë një shtet të përbashkët. Shqiptarët që jetojnë edhe në shtetet tjera evropiane, do të mbledhin deri në nëntor një total prej një milion nënshkrimeve. Kështu tha Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, në një konferencë në Mynih, raporton Die Presse.
Pas kësaj, listat me nënshkrime do t’ju dorëzohen qeverive të shumta, përfshirë atë gjermane, britanike dhe austriake. Për ta shënuar këtë iniciativë, do të mbahet edhe një protestë në Karlsplatz, si një prelud për peticionin që do të organizohet në tërë Evropën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































