LAJMI I FUNDIT:

Dalin në shitje fanellat ‘false’ të Kombëtares shqiptare (Foto)

Dalin në shitje fanellat ‘false’ të Kombëtares shqiptare (Foto)

Në kampionatin europian, Kombëtarja shqiptare do të vishet nga firma “Makron”. Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me firmën e veshjeve kanë zyrtarizuar edhe çmimin e fanellës, e cila kushton 79 euro.

Një çmim i tillë radhitet një ndër më të shtrenjtit duke u krahasuar me fanellat e klubeve të tjera pjesëmarrëse në kampionatin europian. Mirëpo, ende pa dalë në shitje fanellë e re origjinale, imitimet kanë pushtuar tregun.

Në një foto të publikuar nga “jeta osh qef” shihet qartë një version i imituar i uniformës së Kombëtares, që kushton vetëm 25 mijë lekë të vjetër. Ajo vjen në versionin e parë që është në ngjyrë të kuqe, por edhe në ngjyrë të bardhë.


Ndërkohë që kompania “Makron” do të prezantojë nesër zyrtarisht fanellën origjinale në ambientet e saj, ku do të jenë të pranishëm edhe futbollistët e Kombëtares.

Uniforma origjinale ka mbërritur në doganën shqiptare ditën e shtunë dhe nuk ka dalë ende në shitje. Ende nuk dihet nëse drejtuesit e FSHF-së në bashkëpunim me organet kompetente do të marrin masa për t’i hequr nga tregu fanellat e imituara.

fanella

fanis