LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Detyra ime është që asnjë vend më të mos e njeh Kosovën

Daçiq: Detyra ime është që asnjë vend më të mos e njeh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot për RTS se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të mos e njoh në të ardhmen pavarësinë e Kosovës.

“Do të udhëtoj kudo, pasi kjo është detyra ime”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton Telegrafi.

Daçiq ka shtuar se Serbia është e suksesshme në politikën e saj të jashtme, duke tërhequr njohjet e Kosovës veprim ky që po i pengon disa vendeve perëndimore.


Ai ka thënë se vizitat e tij po ndodhin në disa shtete me të cilat Serbia do të rivendos marrëdhënie, me të cilat nuk ka komunikuar me dekada.

Ndryshe së fundmi Daçiq ka vizituar këto ditë Somalinë, ku është takuar në pallatin presidencial në Mogadishu me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit.

Në momentin që ata po diskutonin para pallatit presidencial ka shpërthyer një veturë e mbushur me eksplozivë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori