Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ka dështuar edhe një tentim i Kosovës për t’u pranuar në Interpol.
“Edhe pse Kosova është përgatitur dhe kishte dërguar notë të gjitha shteteve anëtare, Këshilli i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar të gjitha kërkesat për ta vendos si pikë të rendit të ditës në seancë”, ka thënë Daçiq, shkruan agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug.
Shefi i diplomacisë serbe ka rikujtuar se Kosova edhe në prillin e vitit 2015 ka bërë kërkesë për anëtarësim por deri më sot Interpoli nuk e ka pranuar atë.
Siç thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme Daçiq vlerësoi se në këtë mënyrë vërtetohet edhe një herë se hapat e njëanshëm të Kosovës rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nuk e kanë mbështetjen që e kishin çka sipas tij është edhe rezultat i aktiviteteve diplomatike të Serbisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se ministri Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të Interpol-it, ka udhëtuar në Indonezi, në krye të një delegacioni, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85 të Interpol-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga sot deri më 10 nëntor.
Sipas njoftimit të MPB-së, në këtë asamble mes tjerash pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.
“Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova