Al Nassr e ka shkatërruar Al Fateh në kuadër të javës së tretë në Superligën e Arabisë.
Cristiano Ronaldo ishte i pandalshëm në këtë takim, pasi realizoi het-trik dhe kishte një asistim.
Ylli portugez asistoi te Sadio Mane në minutën e 27-të për rezultatin 1-0.
Më pas, Ronaldo kaloi në golashënues, duke realizuar për 2-0 në minutën e 38-të.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk u ndal me gola as në pjesën e dytë, kur shënoi për 3-0 në minutën e 55-të.
Mane shënoi për herë të dytë, kur e katërfishoi rezultatin për Al Nassr në minutën e 81-të.
Ronaldo e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 90+6-të, për rezultatin final 5-0.
Këto janë pikët e para për skuadrën e portugezit, pasi në dy xhirot e para ka pësuar humbje, ndërsa është gjastë pikë mbrapa Al Ittihadit të Karim Benzemas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bcBrnTm_6uw&ab_channel=Kh%C3%A1nhDuyVlogs