Diego Costa raportohet ti ketë thënë shokëve të skuadrës së Chelseat se do të kthehet në Atletico Madrid.

E përditshmja britanike, The Mirror pohon se reprezentuesi spanjoll mban kontakte të rregullta me ish skuadrën, Atleticon.


Megjithatë, Chelsea nuk është i gatshëm ta shes Costan për më pak se 30 milionë funte.

Ndërkohë, Atletico ka fonde të nevojshme për blerjen e spanjollit pas shitjes së Jackson Martinezit te klubit kinez Guangzhou Evergrande për 32 milion funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app