Site icon Telegrafi

Coronavirusi, Klintonët i dërgojnë 400 pica stafit mjekësor – pronari i njërës nga piceritë me prejardhje shqiptare

New Yorku është bërë epiqendra e re e krizës së coronavirusit në SHBA, ndërkaq punëtorët e kujdesit shëndetësorë kanë punuar pa u ndalur. Me këtë rast Bill dhe Hillary Klinton, ofruan ndihmën e tyre për stafin mjekësor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këtë javë Klintonët i dërguan 400 pica në të gjitha spitalet afër zonës së shtëpisë së tyre të Westchester, si shenjë e vlerësimit për punën e palodhshme të profesionistëve mjekësorë, ndërkaq njëra prej picerive rezulton të jetë e Abi Krasniqit  me prejardhje shqiptare.

“Faleminderit që mbroni komunitetet tona, nga Bill dhe Hillary Klinton”, thuhej në një letër falënderimi, ndërsa 80 pica u dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës vetëm në Spitalin e Shën Gjonit Riverside.

“Faleminderit për picat e sotme, udhëheqësit si ju do të na nxjerrin nga kjo gjendje”, tha Angela Cirilli, drejtoresha e ultrazërit.

Rreth 20 pica u dërguan gjithashtu të martën në mbrëmjen e Spitalit të fëmijëve Blythedale i cili kujdeset për foshnjët dhe fëmijët me komplekse mjekësore.

“Festa e ekspozuar me pica për kujdestarët tanë të vijës së parë ishte një surprizë e jashtëzakonshme dhe u vlerësua shumë nga të gjithë”, tha zëdhënësi i spitalit Connie Cornell.

Abi Krasniqi, menaxheri i “Mr.Nick’s Brick Oven Pizza”, tha se restoranti i tij dërgoi 20 pica në Spitalin Memorial të Phelps.

Nick Krasniqi me njërën nga picat që u dorëzuan në Spitalin Memorial të Phelps.

Ndërsa masa ishte padyshim mbështetëse e punonjësve të kujdesit shëndetësor, Krasniqi tha se kjo ndihmoi edhe biznesin e tij.

“Biznesi ka qenë stabil, mirëpo fitimet u shtuan pas kësaj iniciative”, tha Krasniqi.

“Kjo tregon se (Klintonët) kujdesen për njerëzit e tyre, ata kujdesen për vendin e tyre”, ka thënë ndër tjerash./ Telegrafi/

Exit mobile version