LAJMI I FUNDIT:

Continental zhvillon projektorin për xhamat anësor të pasmë të veturave

Continental zhvillon projektorin për xhamat anësor të pasmë të veturave

Continental ka zhvilluar një sistem të quajtur Windows Projection, i cili mund të projektojë çdo imazh në xhamat e pasmë anësorë të një veture, nga statusi i karikimit të baterisë së një automjeti elektrik deri në logon e një ekipi sportiv të preferuar.

Sistemi përbëhet nga një njësi projektuese kompakte, e cila ndodhet në rreshtimin e çatisë së automjetit, transmeton Telegrafi.

Xhami është i lyer për të siguruar shikueshmëri të përsosur të imazhit.


Projektori shfaq përmbajtje me rezolucion të lartë të dukshme nga jashtë dhe vetë pajisja zë më pak se gjysmë litri vëllim.

Continental tashmë është duke punuar në një version edhe më kompakt të pajisjes.

Projektori, i quajtur eTravel.Companion, përmban teknologjinë AI dhe ofron qasje të personalizuar në përmbajtje.

Ai mund të shfaq statusin e karikimit të baterisë së automjetit elektrik, informacione për itinerarin dhe ndalesat për karikim, por edhe logot e klubeve të preferuara nëse sistemi zbulon se shoferi po udhëton për në stadium.

Continental po prezanton projektorin në CES në Las Vegas, dhe ende nuk ka informacion se kur do të shfaqet teknologjia e re në vetura. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Vetura ikonike e viteve të 80-ta, Renault 5 Turbo rikthehet si “bishë” elektrike në 2027

Auto
Musk detyrohet të ndalojë të gjitha dërgesat e Cybertruck, pasi pjesët metalike po bien nga automjetet 'e pathyeshme' të Teslës

Musk detyrohet të ndalojë të gjitha dërgesat e Cybertruck, pasi pjesët metalike po bien nga automjetet 'e pathyeshme' të Teslës

Auto
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto

"Musk doli të ishte një budalla dhe unë nuk dua të drejtoj një veturë të ndërtuar nga një budalla", senatori amerikan heq dorë nga Tesla e tij

Auto
Kalo në kategori