Gjyqtari i famshëm italian, Pierluigi Collina ka pranuar pas 23 vitesh se ka thyer qëllimisht rregullin në finalen legjendare të Kupës së Botës 2002 mes Brazilit dhe Gjermanisë, e cila u luajt në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Collina ka treguar së fundmi se ka dashur ta mbajë topin nga finalja me çdo kusht, ndaj vendosi për një lëvizje interesante.
“Pastaj vërshëlleva bilbilin për të përfunduar ndeshjen 13 ose 14 sekonda më vonë, pavarësisht nga rezultati”.
“Doja të isha i sigurt se e kisha topin në duar dhe se do ta çoja në shtëpi”, pranoi italiani në një intervistë për të përditshmen lokale La Repubblica.
Der 64-Jährige gestand, dass er das Finale länger laufen ließ, um an den Ball zu kommen. ⚽ 😅
Die eigenwillige Verlängerung änderte aber nichts: Deutschland verlor 0:2. 😔 Der Italiener gehörte über viele Jahre hinweg zu den bekanntesten Schiedsrichtern.#SkySport #Collina pic.twitter.com/lxsFbpw4Jl— Sky Sport (@SkySportDE) February 11, 2025
Meqë ra fjala, në të gjitha fotot nga ceremonia pas finales, mund të shihet Collina me topin në dorë sepse ai fjalë për fjalë nuk e la kurrë atë.
Madje një nga anëtarët e ekipit organizator ka tentuar t’i marrë topin, por Collina ka rezistuar me kokëfortësi.
Ai më në fund përmbushi dëshirën e tij të madhe dhe solli në shtëpi topin nga Kupa e Botës.
Topi aktualisht ndodhet në palestrën e tij, ndërsa nga finalja e famshme ka ‘vjedhur’ edhe fanellat e Ronaldos, Cafu dhe Dietmar Hammann. /Telegrafi/