Riot Games dhe Coca-Cola sot së bashku njoftuan për një partneritet novator shumëvjeçar, i cili është i pari i këtij lloji në lojërat celulare dhe eSports.
Partneriteti do të bashkojë titullin e Riot Games, Wild Rift Esports dhe prodhuesin e pijeve joalkoolike të gazuara Coca-Cola, duke ofruar kështu një mundësi për të lidhur lojtarët dhe tifozët në një mënyrë kuptimplote. Partneriteti shumëvjeçar është i pari i këtij lloji në lojërat celulare dhe sportet elektronike.
Faza e parë e partneritetit do të nisë me fushatën ‘Duhet të jetë Real’. Përveç kësaj, Coca-Cola do të prezantojë një seri me përmbajtje javore të krijuar bashkë me Wild Rift për të ngritur përvojën e fansave.
Wild Rift Esports ka nisur sezonin e parë zyrtar konkurrues në 2022, i theksuar nga krijimi i tetë rajoneve dhe një finale e sezonit global.
We're excited to welcome @CocaColaCo as a worldwide founding partner of Wild Rift Esports! pic.twitter.com/Cda9INrkLw
— Wild Rift Esports (@WildRiftEsports) March 24, 2022
Ekipet në mbarë botën do të garojnë në turne rajonalë për t’u kualifikuar në turneun e parë ndërkombëtar të lojës Wild Rift, kampionatin Global Wild Rift Icons, i cili do të zhvillohet këtë verë, duke bashkëpunuar me partnerin e tyre të ri Coca-Cola.
Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që Coca-Cola bashkëpunon me Riot Games për të sjellë mundësi të reja dhe emocionuese për lojtarët. Nga viti 2014-2016, Coca-Cola u bashkua me League of Legends për kampionatin e saj botëror. /Telegrafi/