LAJMI I FUNDIT:

Coca Cola shtroi iftar për qytetarët në qytete të ndryshme për mirësi dhe solidaritet

Coca Cola shtroi iftar për qytetarët në qytete të ndryshme për mirësi dhe solidaritet

Të frymëzuar nga shprehitë e vendasve për t’u ulur rreth sofrës me miq dhe familjarë për të ndarë një vakt së bashku gjatë muajit të Ramazanit, Coca-Cola ka vendosur të bëj diçka të veçantë për të shndritur këto momente të të qenurit së bashku duke i ftuar ata të bëhen pjesë e krijimit të darkës më të madhe të Iftarit.

Qytetarët që ishin prezent në darkat Coca-Cola të Ramazanit ishin shumë të kënaqur me atmosferën e solidaritetit, paqes, miqësisë, si dhe i mishëruan vlerat që përbëjnë idenë e të ndarit një vakt të përbashkët.

Këto darka tradicionale janë pjesë e platformës botërore “Coke & Meal”, e cila është krijuar me qëllimin që të sjell lumturi dhe hare në komunitetin e konsumatorëve.

Që nga viti 2014, Peja, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Kaçaniku dhe Vushtrria kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe janë bërë pjesë integrale e saj, duke e shndërruar atë në një traditë të rëndësishme si për kompaninë ashtu edhe për qytetarët e Kosovës.

Fillimisht, ky aktivitet nisi si një iniciativë modeste në vetëm dy qytete të Kosovës. Mirëpo, aktiviteti vazhdoi të rritej dhe tash pas 5 viteve, përgjatë 20 darkave të shtruara në mbarë Kosovën, Coca-Cola mblodhi mbi 30 mijë qytetarë, duke shfaqur kështu mirësi dhe unitet në rrethin familjar dhe shoqëror gjatë ndarjes së Coca-Cola-së dhe një vakti të përbashkët.

Coca-Cola ka prioritet mirëqënien dhe përgjegjësinë shoqërore, dhe këtë synon ta dëshmojë përmes aktiviteteve të ndryshme edhe në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori