Kosova është kthyer në lojë në përballje me Spanjën, pas një goli të bukur të shënuar nga Besar Halimi.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Spanjën prej 2-0, me golat e Dani Olmo dhe Ferran Torres.
Në pjesën e dytë Bernard Challandes bëri disa zëvendësime, duke kërkuan më shumë sulmin.
Në minutën e 70-të të ndeshjes, Kosova arriti të shënoi. Portieri Unai Simon lëshoi portën dhe humbi topin pothuajse në mesin e fushës. Ishte Besar Halimi ai që fitoi topin, dhe me një goditje të dukur nga 40 metra shënoi super gol.
Me këtë gol Kosova është kthyer në lojë pasi rezultati momental është 2-1. /Telegrafi/
⚽️¡Gol de Halimi! Unai Simón, que trataba de salir con el balón jugado pierde el balón y el jugador de la FF de Kosovo marca el primero para su selección #DestinoCatar
2 España
1 FF Kosovo📺https://t.co/fmlspZVeiC pic.twitter.com/FkYZfCIkO8
— RTVE Deportes (@deportes_rtve) March 31, 2021