Site icon Telegrafi

Cllevios i rrjedh në internet kënga “Edi Rama” – nuk lë pa e ngacmuar Noizyn

Kleviol Ahmeti i njohur tashmë për publikun si Cllevio po vazhdon të jetë akoma ndër emrat më të komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.

Reperit së fundmi i është publikuar në internet kënga e re “Edi Rama”, ku siç shihet ‘thumbon’ në masë të madhe Noizyn.

Duke qenë se me Rigels Rajkun (emri i vërtetë) është përfshirë në një sherr vitin që lamë pas, ai edhe në këtë projekt e ka përmendur në disa raste.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç artistit të lartpërmendur, ai tërthorazi në këtë këngë ka përfshirë edhe emra të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kleviol Ahmeti

“Mbreti me shapka” – ka qenë një fjali ku Cllevio i referohet Noizyt, e më pas te “Major Bisha” i është referuar sigurimit personal të tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Duke qenë se janë në ‘beef’ akoma me njëri-tjetrin, ai ka hedhur kunja edhe në të tjera raste.

Cllevio në këngë ka përmendur edhe rap-artisten nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, por në aspekt pozitiv.

Përleshja e Noizyt dhe Cllevios në qershor të vitit 2022

Një reagim në lidhje me këtë nuk e ka bërë akoma reperi, apo nëse kur do të dilte saktësisht ky projekt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gS9kW921ipA

Exit mobile version