Çka nuk vërejnë meshkujt në takim?

1. Këpucët dhe çantat
Mund të keni blerë një çantë të re të një firme shumë të njohur, të cilën nuk e keni pasur në takimet e kaluara. Mund të keni blerë edhe këpucë të reja, por ai nuk do t’ju komplimentojë.
Ju mund të ndërroni këpucët e aksesorët sa herë që dilni me të, kështu që nuk ka mundësi t'i dallojë të rejat nga ato që keni pasur më parë, transmeton Telegrafi.
2. Mbështjellja e dhuratës
Meshkujt mendojnë për dhuratat që ua blejnë të dashurave të tyre, por atyre nuk u bën përshtypje mbështjellësja e saj.
Ndryshe nga femrat, që shpenzojnë kohë dhe para vetëm për mbështjellësen, për ata me rëndësi është që të ketë pamjen e dhuratës, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre apo stili do të ketë ajo.
Mund të keni shpenzuar tri orë për të arritur pamjen që keni pasur në takimin e fundit.
Për dredhat e përsosura, parfumin e përsosur, dhe atë fustan të përkryer. Megjithatë, ai nuk do ta dijë kurrë. Kështu që mos u brengosni thjesht mbani në mend, nëse u thotë se dukeni shumë bukur, e ka me gjithë mend. /Telegrafi/






















































