Site icon Telegrafi

Çka ndodh me ju derisa flini gjatë operacionit: Anesteziologu i zbulon detajet!

Operacione të shumta bëhen në pacientë çdo çast, mirëpo pakkush njeh procesin e ndërlikuar të vënies në gjumë me anestezion

Puna e anesteziologut është që të shlyejë vetëdijen tuaj, të eliminojë dhembjen dhe të imobilizojë trupin gjatë operacionit. Ai mat pulsin tuaj derisa jenë në gjumë, kontrollon frymëmarrjen dhe shtypjen e gjakut.

Anesteziologu Henry Jay Przybylo zbulon se çfarë saktësisht ndodh pasi që të bini në gjumë të thellë në tavolinën e operacionit! – transmeton Telegrafi.

Përse nuk bën të hani?

“Ventilet” midis fytit dhe lukthit lirohen duke lejuar që përmbajtja të kalojë në gojë, derisa refleksi i gabzherrit më nuk mbron hyrjen në fyt. Nëse ushqimi përfundon në rrugët e frymëmarrjes, pacienti mund të ngufatet apo thartira nga lukthi mund të dëmtojë indet e mushkërive.

Zakonisht pacientët këshillohen që të mos hanë asgjë 6 deri në 8 orë para operacionit. Vetëm lëngje të kthjellëta u lejohen, madje deri dy orë para operacionit, duke pasur parasysh që nuk duhet ta mbushin lukthin me thartirë. Ushqimi i yndyrshëm prodhon thartirën më kryeneçe, e cila duhet tetë orë të eliminohet nga stomaku.

Disa pacientë çdo gjë e ndiejnë

Për t’u siguruar amnezia e plotë, ndonjëherë gjatë procedurës u japin ilaçe plotësuese. Thuhet që asnjë pacienti nuk do t’i kujtohet se çfarë ka ngjarë derisa ka qenë në gjumë të thellë, mirëpo disave megjithatë u kujtohet.

Të moshuarve u nevojitet dozë më e vogël

Përqindja e gazit të inhaluar, i cili është i domosdoshëm për arritje të gjendjes së komës kimike nuk dallon shumë, duke pasur parasysh llojin dhe madhësinë, qoftë të jetë ai mi, elefant apo njeri. Në të vërtetë, ndryshim i madh shfaqet me moshën sesa me midis llojeve – sa më i moshuar të jeni, aq më pak gaz nevojitet. Kështu nuk mund të thuhet edhe për ilaçet e anestezisë të cilat aplikohen me injeksion.

Sasia e nevojshme shtohet aq sa rritet shpenzimi i oksigjenit. Llojet e vogla kanë tendencë të konsumojnë më shumë oksigjen për kilogram nga llojet e mëdha dhe si rezultat i kësaj, doza për një kilogram të ilaçit të anestezisë të injektuar në njeriun mund të vrasë një elefant, por jo edhe miun.

Injeksioni është veprim i fundit

Është e zakonshme të përdoren tri lloje gazi: desfluran, izofluran dhe sevofluran. Sevoflurani është më i popullarizuari. Ai pak dallon nga eteri, i cili për herë të parë është përdorur në vitin 1846, mirëpo shkurton kohën në mënyrë dramatike deri në humbjen e vetëdijes – nevojiten përafërsisht vetëm tetë deri dhjetë frymëmarrje derisa pacienti të flejë gjumë.

Hormoni, i cili ndonjëherë quhet adrenalinë, përshpejton rrahjet e zemrës dhe ngre shtypjen e gjakut. Kjo është shpëtim i jetës”, zbulon eksperti.

Përse pas zgjimit jeni të hutuar?

Ekziston bindje e thellë që anestezioni vjedh diçka nga mendja e pacientit. Lejimi e hershëm i familjes së pacientëve në dhomën për këndellje vetëm e forcën këtë bindje të gabueshme.

Në krahasim me sekondat të cilët janë të nevojshëm për shkaktimin e anestezisë, gazeve u duhet dukshëm më gjatë të pushojnë së vepruari. Pacienti është në gjendje t’u përgjigjet urdhrave shpejt pas operacionit, mirëpo njohja kërkon më shumë funksion të trurit dhe e fundit kthehet, ka sqaruar dr. Przybylo. /Telegrafi/

Exit mobile version