Çka është autofagjia – procesi që i ndodh trupit gjatë agjërimit dhe nga i cili përfitojmë shumë?
Tanimë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili karakterizohet me agjërim apo me abstenim nga pijet.
Të gjithë personat që agjërojnë gjatë këtij muaji raportojnë për kënaqësi më të madhe shpirtërore, por përveç anës shpirtërore, agjërimi ka efekte shëndetësore edhe në organizmin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Shumë shpesh keni lexuar se agjërimi e përmirëson funksionin e trurit, ju ndihmon t’i largoni shprehitë e këqija, t’i largoni toksinat nga trupi, etj.
Por, a keni dëgjuar ndonjëherë për autofagjinë – fenomenin mjekësor që i ndodhë trupit gjatë agjërimit?
Fillimisht, duhet ta keni parasysh se edhe te një trup i shëndetshëm i njeriut, qelizat vazhdimisht dëmtohen si pjesë normale e proceseve metabolike.
Sidoqoftë, me moshën, ne përjetojmë më shumë stres dhe ballafaqohemi me më shumë dëme nga rrezatimet e lira, rrjedhimisht edhe qelizat dëmtohen në shkallë më të shpejtë.
E pikërisht këtu hyn në rol autofagjia – procesi që ndihmon në pastrimin e qelizave të dëmtuara nga trupi.
Largimi i qelizave të dëmtuara nga trupi është i rëndësishëm sepse ato mund të shkaktojnë pezmatime dhe të kontribuojnë në shumë sëmundje.
Fjala “autofagji” është shpikur para më shumë se katër dekadave dhe rrjedhë nga fjalët greke “auto” (që nënkupton vetja” dhe “phagy” (që nënkupton ngrënie).
Kur flasim për autofagjinë, ky term menjëherë lidhet me Yoshinori Ohsumi, biolog japonez i qelizave i cili e kishte fituar çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për zbulimet që i kishte bërë në mënyrën se si qelizat e riciklojnë përmbajtjen e tyre – pra, për procesin e autofagjisë. Ekspertët thonë se pa biologun japonez, e gjithë kjo fushë nuk do të ekzistonte fare, prandaj zbulimet e tij janë thelbi i asaj çfarë dimë ne sot.
Vetëm në studimet shumë të fundit me kafshë hulumtuesit kanë mundur ta shohin se si autofagjia e promovon jetëgjatësinë dhe i sjell përfitime sistemit nervor, sistemit të imunitetit, zemrës dhe metabolizmit.
Çfarë është autofagjia? A është gjë e mirë apo e keqe për ju?
Definicioni i autofagjisë është “konsumimi i vetë indeve të trupit si pjesë e procesit metabolik që ndodh gjatë urisë dhe sëmundjeve të caktuara”.
Hulumtuesit besojnë se autofagjia është mekanizëm i mbijetesës, apo një mënyrë se si trupi në mënyrë të mençur i reagon stresit për ta mbrojtur veten.
Por, a është autofagjia gjë e mirë apo e keqe për shëndetin tuaj? Epo, është shumë e mirë! Siç është cekur më lart, ju mund ta mendoni autofagjinë si formë të diçkaje që e hanë veten. Kjo mund t’ju duket e frikshme, por faktikisht është mënyra normale se si trupi i kryen proceset e rigjenerimit të qelizave.
Në fakt, atuofagjia është aq fitimprurëse saqë tani vlerësohet si kyçe për parandalimin e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet neurodegjeneruese, kardiomiopatia, diabeti, sëmundjet e zemrës, sëmundjet autoimune dhe infeksionet.
Autofagjia ka shumë përfitime anti-plakje sepse ndihmon në shkatërrimin dhe ri-përdorimin e komponentëve të dëmtuara në hapësirat brenda qelizave.
Me fjalë tjera, procesi i autofagjisë funksionon duke i përdorur mbetjet e prodhuara brenda qelizave për të krijuar materiale të reja ndërtuese të cilat ndihmojnë në riparim dhe rigjenerim.
Falë studimeve të fundit, tani e dimë se autofagjia është e rëndësishme për pastrimin e trupit dhe për mbrojtjen nga efektet negative të stresit.
Sidoqoftë, shkencëtarët ende e theksojnë faktin se mënyra e saktë se si proceset e autofagjisë është vetëm në fillim për t’u kuptuar.
Ka shumë hapa që përfshihen në proceset autofagjike.
Lizosomet janë pjesë apo qeliza të cilat mund t’i shkatërrojnë struktura të mëdha të dëmtuara, sikur mitokondria, dhe pastaj ndihmojnë në transportimin e këtyre pjesëve të dëmtuara në mënyrë që ato të shfrytëzohen për të gjeneruar energji.
Për ta përmbledhur një proces kompleks: materiali i dëmtuar fillimisht duhet të transportohet te një lizosom, pastaj të prishet, pastaj të rikthehet për qëllime tjera.
Përfitimet e autofagjisë
Hulumtimet sugjerojnë se disa prej përfitimeve më të rëndësishme të autofagjisë përfshijnë:
– I furnizon qelizat me blloqe ndërtuese molekulare dhe energji
– I riciklon proteinat e dëmtuara
– I rregullon funksionet e qelizave mitokondria, të cilat ndihmojnë në prodhimin e energjisë, por që mund të dëmtohen nga stresi oksidativ
– E mbron sistemin nervor dhe e inkurajon rritjen e trurit dhe qelizave nervore. Autofagjia gjithashtu ep përmirëson funksionin kognitiv, strukturën e trupit dhe neuroplasticitetin
– E mbështet rritjen e qelizave të zemrës dhe na mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
– E mbron stabilitetin e ADN-së
– E parandalon dëmtimin në inde dhe ekrane të shëndetshme, etj.
Njerëzit nuk janë të vetmet specie që përfitojnë nga autofagjia. Në fakt, autofagjia është vërejtur edhe te bimët, krimbat, mizat, gjitarët, etj.
Si “aktivizohet” autofagjia?
Kur ndodh autofagjia – ky fenomen i mahnitshëm nga i cili përfitojmë shumë?
Autofagjia është aktive në të gjitha qelizat, por rritet kur reagon ndaj stresit apo kur ka mungesë të vlerave ushqyese (pra gjatë agjërimit).
Kjo do të thotë se mund t’i mobilizoni “stresuesit e mirë”, siç janë ushtrimet fizike dhe agjërimi, për ta aktivizuar procesin e autofagjisë.
Që të dyja këto janë dëshmuar se ndërlidhen me peshë më të mirë, jetë më të gjatë dhe parandalim të shumë sëmundjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kardiologët pohojnë se kjo është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes nëse dëshironi të ulni presionin e gjakut
Pse nuk duhet të bëni kurrë një dush të nxehtë pasi keni ngrënë
Ekspertja tregon trukun që ju ndihmon të bini shpejt në gjumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian